Dikush e theu derën e zyrës së zv/ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi jep detaje të reja

Aktuale

Dikush e theu derën e zyrës së zv/ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi jep detaje të reja

Nga: A.M. Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:58
Hysen Durmishi

Gjatë ditës së djeshme u raportua se dera e zyrës së zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishit, ishte e thyer.

Këtë lajm e ka konfirmuar Durmishi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se Polica e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe bashkë me  hetuesit kanë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Postimi i plotë:

Dje me të arritur në punë rreth orës 08:00, bashkë me stafin tim kemi vërejtur se dera e zyrës së takimeve protokolare të Kabinetit ku unë jam Zv. Ministër ka qenë e hapur me forcë (e thyer). Menjëherë është njoftuar sigurimi i objektit i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe po i njëjti ka njoftuar organet e rendit dhe të sigurisë, Policinë e Kosovës. Pas më pak se 15 minuta kanë arritur njësitet e policisë të Stacionit Policor Qendra, dhe bashkë me hetuesit kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe se tani çështja është në duar të organeve të rendit.

Ne do të punojmë shumë dhe drejtë dhe me transparencë. Dyert tona do të jenë të hapura prandaj nuk keni nevojë t'i thyeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat