Njeriu i afërt i Behgjet Pacollit ka disa fjalë për Hashim Thaçin

Aktuale

Njeriu i afërt i Behgjet Pacollit ka disa fjalë për Hashim Thaçin

Nga: N. H Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:14
Jetlir Zyberaj, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi

Edhe njeriu i afërt i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në Facebook, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton “Bota sot”.

Zyberaj ka thënë se e gjithë bota e di se Thaçi dhe UÇK-ja luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Sot i uroj ditëlindjen Presidentit Hashim Thaçi, njëri prej themeluesve dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që duhet të kalojë ditëlindjen e tij në burg për krime të trilluara nga Serbia.

E gjithë bota e di se Ai dhe UÇK-ja luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot ne nuk duhet të jemi të heshtur kur historia jonë vazhdon të jetë në gjyq dhe burg.

Shpresoj dhe uroj që ditëlindjen e ardhshme ta festoj në liri me familjen dhe miqtë, një liri për të cilën ai dhe UÇK-ja u ngritën kundër Serbisë.

 

Sot i uroj ditëlindjen Presidentit Hashim Thaçi, njëri prej themeluesve dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që...

Posted by Jetlir Zyberaj on Saturday, 24 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat