Befason deputeti i PDK-së, mbështet Qeverinë Kurti në këtë çështje

Aktuale

Befason deputeti i PDK-së, mbështet Qeverinë Kurti në këtë çështje

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka thënë se ideja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është nismë ligjore që duhet të vazhdohet.

Deputeti i PDK-së ka thënë se do të kontribuoj në këtë nismë ligjore kurdo që projektligji të vij në Kuvend.

“Në Kuvend nuk ka asnjë nismë ligjore deri më tani, është një koncept-dokument i aprovuar në Qeveri, kur të vije në Kuvend kemi me dhënë kontributin. Uroj që Qeveria mos të tërhiqet prej kësaj nisme por të vazhdojë procedurat që i takojnë sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit”.

Ai ka inkurajuar Qeverinë që koncept dokumentin e aprovuar ta kthej në ligj.

“Nuk kemi asnjë dokument në Kuvend sa i përket ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, unë e inkurajoj Qeverinë që të vazhdojë me atë koncept-dokument që e ka bërë publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat