Pasi votoi në Shqipëri, kryeministri Kurti kthehet në Kosovë

Aktuale

Pasi votoi në Shqipëri, kryeministri Kurti kthehet në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur se është kthyer në Kosovë.

Ai paradite ishte në Shqipëri, për të votuar në zgjedhjet parlamentare, përcjell Bota sot.

Kurti në një postim në Facebook, ka thënë se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar kryeministri.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes e ka hedhur votëne tij në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri.

Atje Kurti ka dhënë edhe një deklaratë për media, pas votimit.

"Sot është dita e demokracisë. Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, moti është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë që e ka pasaportën e Shqipërisë. Ju uroj suksese", ka thënë kreu i ekzekutivit të Kosovës./BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat