Ishte viti 2017, pas plagosjes së Azem Vllasit nga tashmë i ndjeri Murat Jashari dhe pas arrestimit të shumë personaliteteve të njohura që u akuzuan për ‘terrorizëm’ në Kosovë, me organizatën “Syri i Popullit”, kishte reaguar ashpër edhe Naser Vllasi, nipi i Azemit.
Vllasi përmes një postimi në facebook, kishte akuzar rëndë profesor dr. Sadri Ramabajën, duke venuar kështu dinjitetin e tij.
E pas kësaj deklarate Ramabaja kishte ushtruar padi ndaj Vllasit, ku tashmë është mbajtur edhe seanca e parë.
Mirëpo, ndodhi ajo që e bëjnë shqiptarët.
Ramabaja për nderë të respektit që kishte për Naser Vllasin, komandant “Cobrën”, e ka tërhequr padinë ndaj tij.
Kështu ka njoftuar vetë Naser Vllasi, i cili i kërkon falje Ramabajës dhe i është mirënjohes që ishte i gatshëm të ia shtrijë dorën e pajtimit.
Postimi i plotë:
KËRKIMFALJE ndaj Profesorit Sadri Ramabaja.
Më 8 qershor 2017 në murin tim të rrjetit social fb kam publikuar një tekst, përmes të cilit kam cenuar rënd dinjitetin e Profesor Dr Sadri Ramabajës, duke bërë në afekt deklarime e cilësime që nuk do të duhej t’i bëja.
Më 17 korrik 2017 Dr Sadri Ramabaja ka ushtruar padi për këtë rast pranë Gjykatës Themelore të Gjilanit, Dega në Dardanë.
Seanca e parë për këtë lëndë është mbajtur më 13.04.2021 në gjykatën përkatëse në Dardanë. Gjyqtari i lëndës z Artan Abazi, konform kompetencave ligjore (neni 413 i LPK), na inkurajoi që çështjen ta zgjedhim mbi bazat e marrëveshjes ndërnjerëzore, përmes një ujdie gjyqësore.
“Në shenjë rspekti për uniformën e UÇK-së dhe kontributin që ke dhënë në luftën për thyerjen e kufirit në Koshare, jam i gatshëm ta tërheq padinë dhe të të falë”, pohoi Dr Sadri Ramabaja.
I jam mirënjohës Dr Sadri Ramabajës që u dëshmua se ka zemër të madhe dhe i dashur e i gatshëm t’ma shtrijë dorën e pajtimit, duke respektuar edhe gjendjen time emocionale që kisha, e edhe atë ekonomike që kam tashti.
I jam mirënjohës mikut tonë të përbashkët, që ishte edhe komandanti, Bilall Sylën për angazhimin e tij e fjalët plot miradi, që gjithësesi i kanë kontribuar kësaj ujdie.