Ky ishte urimi ‘special’ për ditëlindjen e Hashim Thaçit: Jetofsh 150 vjet, dhe mos dilsh kurrë prej burgut!

Aktuale

Ky ishte urimi ‘special’ për ditëlindjen e Hashim Thaçit: Jetofsh 150 vjet, dhe mos dilsh kurrë prej burgut!

Nga: N.Sh. Më: 26 prill 2021 Në ora: 09:17
Hashim Thaçi

Dy ditë më parë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi festoi ditëlindjen e 53-të.

Kjo ditëlindje për Thaçin ishte më ndryshe. Ai e priti në Hagë ku është i burgosur nga Gjykata Speciale pas akuzave të rënda që qëndrojnë mbi të.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në po këtë ditë, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ishte transferuar për në Hagë.

Arsye për këtë ishte ngritja e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ditëlindjen e Thaçit e uruan shumë politikanë në Kosovë, por atij nga afër ka pas mundësi të ia uroj vetëm Kadri Veseli, i cili bashkë me të po qëndrojnë në burgun e Hagës.

E një urim ‘special’ ia kishte bërë Thaçit edhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në facebook, kishte kërkuar që Thaçi të jetojnë 150 vjet, por të mos dilte kurrë nga burgu.

Hashim Renegati, urime ditëlindja jetofshë edhe 150 vjet tjera, por kurrë prej burgut mos dilsh, edhe pse burgun do të doja ta mbash në Kosovë dhe të jesh i dënuar nga Kosova. Këtë urim ta thotë një luftëtar, ish epror i UÇK-së dhe TMK-së, që gjatë luftës, dhe disa muaj pas luftës do të jepte edhe jetën e vet me jetën e gjithë familjes së tij për juve, derisa iu njoha mirë se çfarë Renegati e plaçkitësi....dha sa i lig e shumëftyrësh jeni!”, ka shkruar në Facebook, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

Ndryshe, përveç Thaçit, aktakuzë është ngritur edhe ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, “që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat