Jahjaga së bashku me Çitakun, ky është lajmi i mirë që vjen nga gratë e Krushës

Aktuale

Jahjaga së bashku me Çitakun, ky është lajmi i mirë që vjen nga gratë e Krushës

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:15
Hoti, Jahjaga dhe Çitaku

Pas punës disa vjeçare të kryer me shumë përkushtim e dashuri, kompania prodhuese 'Krusha' e udhëhequr nga gratë e Krushës me në krye, Fahrije Hotin, ka ndërruar lokacion duke u bartur në fabrikën e re- një objekt mahnitës ku prodhimi ndodh me standardet më të larta. 

Lajmin e ka bërë të ditur, ish-presidentja, Atifete Jahjaga, e cila ishte e shoqëruar nga ish-ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku.

"Ajvarin e turshitë më të mira të vendit, që nuk bën t'i mungojnë asnjë sofre, i gjeni në prapë në Krushë por tani në fabrikën e re të prodhimit. Produktet dhe mikpritjen e kësaj ane e ndamë së bashku me Ambasadoren Vlora Çitaku gjatë vizitës sonë të përbashkët në Krushë. 

Sa herë vij në Krushë shoh ripërtërirjen duke ndodhur! Përgjatë më shumë se dy dekadave të fundit, këtë ripërtërirje e kanë udhëhequr gratë e këtij fshati, të cilat janë dëshmi e gjallë e krimeve të tmerrshme që Serbia ka kryer ndaj popullit tonë gjatë luftës së 1998-1999. 

Gratë e Krushës janë simbol i forcës, guximit, vendosmërisë, dhe vullnetit të pamposhtur njerëzor që nevojitet për të tejkaluar një rrezik ekzistencial dhe për ta shndërruar atë në mundësi për ndërtimin e një të ardhme më të mirë.", ka shkruar Jahjaga në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat