Demi: VV po e kupton se harta që e ka përdorur nuk përputhet me realitetin

Aktuale

Demi: VV po e kupton se harta që e ka përdorur nuk përputhet me realitetin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 21:56
Agron Demi

Analisti politik Agron Demi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka kuptuar se harta që ka përdorur deri më tani, nuk përputhet me realitetin.

Sipas tij, qeveria “Kurti 2” për këtë arsye është duke e ndryshuar hartën për t’iu përshtatur realitetit.

“Në shumë raste po shohim që është duke u ndryshuar harta e VV-së për t’iu përshtatur realitetit. Qershori është shumë afër dhe po del që negociatat me Serbinë janë prioritet mbi prioritetet. Është prioritet numër një, para vaksinave, pasi 60% e popullsisë është shumë larg targetit pasi e rrok diku 1 milion e 80 mijë banorë dhe ne deri tani kemi siguruar vetëm 10 për qind të vaksinimit. Kjo është mirë pasi VV-ja ka bërë gabim që ka deklaruar gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të ketë prioritet dialogun”, ka thënë Demi.

Sipas tij, mosekzistimi i një marrëveshjeje finale me Serbinë po ndikon në të gjitha aspektet e tjera zhvillimore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat