Të enjten seancë, diskutohet për këtë temë

Aktuale

Të enjten seancë, diskutohet për këtë temë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 12:03
Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka caktuar që të enjten të mbahet një seancë parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo seancë do të mbahet me kërkesë të kësaj partie lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë dhe për problemet që ka shkaktuar pandemia në këtë sektor.

“Kryesia vendosi që në seancën e radhës e cikla do të mbahet në ditën e enjte të diskutohet për kërkesën e PDK-së lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet të shkaktuar nga pandemia gjatë vitit 2020/2021”, ka thënë ai pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Sipas Tahirit, qeveria nuk është duke bëtë asgjë që mësimi online në këtë kohë të pandemisë të jetë më efikas.

“Po shohim që Qeveria e Kosovës e edhe ajo që ishte para kësaj qeverie nuk po e ndërmarrin asnjë hap të vetëm që të ndërmarrin masa që mësimi online të jetë shumë më efikas apo të marrin masa në vaksinimin e mësimdhënësve në përgjithësi”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që prezent në këtë seancë të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Në këtë debat është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti, i cili vazhdimisht po u ik përgjegjësive nga përgjegjësitë që ka si kryeministër”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat