​Kurti takon ish-eurodeputetin gjerman

Aktuale

​Kurti takon ish-eurodeputetin gjerman

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:33
Knut Fleckenstein dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti priti sot në vizitë miqësore ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein.

Siç thuhet në kumtesën qeveritare në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë.

Kryeministri Kurti e njoftoi Fleckenstein për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë.

“Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat