Hisen Berishës i vjen ‘goditja’ e fortë: Ky është qëllimi i mikut të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Aktuale

Hisen Berishës i vjen ‘goditja’ e fortë: Ky është qëllimi i mikut të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Nga: P.R Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:51
Hisen Berisha

Ish gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish kandidat i PDK-së për deputet, Hisen Berisha, ka deklaruar se janë tri shtete që kanë ofruar garancinë e tyre për lirimin me kusht të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilëve Gjykata Speciale ua refuzoi lirimin me kusht.

“Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë. Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht. Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal. Përfaqësuesit institucional të Kosoves, në vend të deklaratave, përmes administratorëve nëpër zyra, duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në adresë të instancave të shteteve që ofrojnë garanci. Me këtë i vënë në veprim procedurat formale në TS për Kosovën në Hagë”, ka shkruar Hisen Berisha, përcjellë “Bota sot”.

E ndaj Hisen Berishës ka reaguar veprimtari i çështjes kombëtare dhe i LDK-së, Shyqeri Azemi.

“Nëse 3 Shtete: Kroacia, Sllovenia dhe Austria, paskan garantuar për mbrojtjen në liri për të akuzuarit, për vrasjet e Shqiptarëve dhe të tjerëve, atëherë pse po dashka edhe Kosova me garantue? Gjykata Speciale, siç e kuptova, ka kërkuar që 3 Shtete të japin garancion për mbrojtje në liri, dhe ato tri shtete, ju i nderuar Hisen Berisha i paskeni bindë për të garantuar”, ka shkruar ndër tjerash Azemi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

-Hisen Berisha, miku i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po thotë se Sllovenia, Kroacia dhe Austria kanë dhanë garancion për mbrojtje në liri për të akuzuarit e Gjykatës Speciale!!!!

- Hisen Berisha po thotë se tani është në dorën e Presidentes, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit, që edhe këta të japin garancion për mbrojtje në liri për katër të akuzuarit e Gjykatës Speciale!!!!????

- Hisen Berisha po thotë se gjëja Hashim Thaçi ka kërkuar lirimin nga burgu të Albin Kurtit nga Serbia, kur ai ishte në burg!!

Hisen Berisha, si duket paska harrua se kur Albin Kurti ishte në burgun e Serbisë fashiste, Hashim Thaçi nuk ishte as Kryetar i Kosovës, as Kryeministër dhe as Kryeparlamentar. Pra Hashim Thaçi në atë kohë nuk kishte kurrfarë legjitimiteti nga qytetarët e Kosovës. Dhe, përderisa Hashim Thaçi nuk kishte kurrfarë autoriteti për ta liruar nga burgu Albin Kurtin, atëherë pse H. Berisha po spekulon?

- Kryeministri aktual Z. Albin Kurti ka treguar dhe dëshmua disa herë se si është burgosur dhe si është liruar nga burgu i Serbisë gjenocidiale.

Hisen Berisha, si duket paska harruar se Gjykata Speciale është krijuar saktësisht nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj, dhe atë duke ju bë presione deputetëve që ta votojnë Gjykatën Speciale. Bile, Hashim Thaçi vetë kishte deklaruar se kjo Gjykatë është e Kosovës.

- Si duket, qëllimi i Hisen Berishës është që të komprometoj Presidenten, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin.

- Nëse 3 Shtete: Kroacia, Sllovenia dhe Austria, paskan garantuar për mbrojtjen në liri për të akuzuarit, për vrasjet e Shqiptarëve dhe të tjerëve, atëherë pse po dashka edhe Kosova me garantue? Gjykata Speciale, siç e kuptova, ka kërkuar që 3 Shtete të japin garancion për mbrojtje në liri, dhe ato tri shtete, ju i nderuar Hisen Berisha i paskeni bindë për të garantuar.

- Prandaj, mos u mundo t'i rekomandosh: as Presidenten as Kryeministrin e as Kryeparlamentarin, sepse ata e dinë më mirë se ti, se si duhet të veprojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat