Pas Kroacisë as Austria nuk ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Pas Kroacisë as Austria nuk ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së

Më: 4 maj 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke qëndruar në burgun e Hagës.

Kroacia nuk ka dhënë garancë për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte nga Dhomat e Specializuara nga Hagë.

Lajmi u demantua nga Ermina Lekaj-Përlaskaj, pjesë e institucioneve shtetërore kroate.

Ndër shtetet e përmendura që sipas të gjitha gjasave ofruan mundësi të garancisë për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte Kroacia, Austria dhe Sllovenia.

Mirëpo këto garanci të supozuara po dështojnë. 

Përmes përgjigjes Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka thënë se nuk kanë ofruar asnjë lloj garance.

“Në lidhje me pyetjen tuaj nëse Austria ka dhënë ndonjë garanci në lidhje me rastet e treguara, përgjigjja nga Ministria e Jashtme e Austrisë është jo”, u tha në përgjigje.

Në media pati raportime të shumta lidhur me ofrimin e garancisë nga shtetet mike të Kosovës, por që një gjë e tillë po del të jetë e pavërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat