​Strategjia për teknologjinë informative do të jetë gati deri në qershor

Aktuale

​Strategjia për teknologjinë informative do të jetë gati deri në qershor

Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:47
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrtoi sot raportin “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike’, sipas të cilit institucionet e Kosovës në nivel lokal dhe qendror nuk kanë arritur të sigurojnë qeverisje të mirë të teknologjisë së informacionit.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se mungesa e një strategjie për teknologji informative ka bërë që të mungojë edhe monitorimi në këtë aspekt.

Ajo tha se në mungesë të kësaj strategjie janë bërë shpenzime të larta mbi 49 milionë euro.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ministria që ai drejton do t’i merr parasysh rekomandimet e dhëna. Ai bëri të ditur se ministria është duke punuar të përmbushë këtë obligim deri më 7 qershor, duke pasur edhe draftin e strategjisë elektronike.

Me të gjeturat e këtij raporti u pajtua edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se është sfidë për të gjitha institucionet e Kosovës dhe se vetëm me komunikim dhe bashkëpunim mund të arrihet deri te përmirësimi i situatës.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami kërkoi që pjesë e agjendës legjislative të jetë edhe Ligji për Nënshkrim Elektronik. Për këtë ministrja Rizvanolli tha se tashmë e kanë një draft të këtij projektligji dhe shumë shpejt do procedohet në parlament.

Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë Informative, Kujtim Gashi tha se strategjia për teknologjinë informative do të jetë gati deri në qershor.

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani u interesua të di lidhur me procesin e hetimeve mbi vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës vitin e kaluar, për të cilën gjë u tha se janë në pritje të përgjigjeve nga prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat