“Mos…oj ti”/ Replikat Gashi-Bogujevci që shtynë LDK-në ta lëshojë sallën

Aktuale

“Mos…oj ti”/ Replikat Gashi-Bogujevci që shtynë LDK-në ta lëshojë sallën

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:27
Pamje nga Kuvendi

Kjo ka qenë biseda që ka çuar LDK ta lëshojë sallën. Replikat janë bërë mes shefit të GP të LDK-së Arben Gashi dhe kryesueses së seancës, Saranda Bogujevci.

Biseda e transkriptuar:

Arben Gashi: Deputetët në rastin minimal duhet të jenë të barabarë në kohën që shpenzojnë. Ju po leni ministrat me folë 10 minuta, deputët 2 minuta.

Saranda Bogujevci: Zotëri Gashi a doni ti referoheni diskutimeve

Arben Gashi: Dua ti referohem të drejtës time si deputet dhe si kryetar i grupit për të ngritur mocion procedural

Saranda Bogujevci: Jam shumë e vetëdijshme për të drejtat e tua dhe secilit.

Arben Gashi: Mocion procedural

Saranda Bogujevci: Ju lutem regjia ndërpriteni fjalën.

Arben Gashi: Nuk mundesh me ma ndalë fjalën, mos…oj ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat