Bislimi priti në takim ministrin e jashtëm kroat, Radman

Aktuale

Bislimi priti në takim ministrin e jashtëm kroat, Radman

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:56
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, me të cilin pati një diskutim të hapur rreth vazhdimit të marrëdhënieve shumë të mira me shtetin kroat dhe bashkëpunimin më të ngushtë me përfaqësimin e tyre në Kosovë.

Ministri Radman e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe e informoi atë rreth donacionit prej 10 mijë dozash të vaksinës anti-covid, që qeveria kroate ka ndarë për Kosovën në shenjë miqësie.

Ministri Radman shprehu gatishmërinë e Kroacisë në vazhdimin e përkrahjes së saj për Kosovën në sfera të ndryshme, ndër të cilat u veçua integrimi evropian, duke pasur parasysh procesin dhe periudhën e anëtarësimit të Kroacisë në BE.

Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi ministrin Radman dhe Kroacinë për mbështetjen e deritanishme për Kosovën dhe shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai falënderoi qeverinë kroate për donacionin prej 10 mijë vaksinash, duke theksuar se çdo sasi vaksinash e sjellë në këtë periudhë, ka vlerë shumë të madhe për ne.

Ministri i jashtëm kroat, Radman i bëri zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës ftesë për një vizitë zyrtare në Kroaci, e që u mirëprit nga z. Bislimi.

Image
Pamje nga takimi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat