Kurti tregon pse nuk po vendos ende për reciprocitet

Aktuale

Kurti tregon pse nuk po vendos ende për reciprocitet

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:26
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha se reciprociteti ndaj Serbisë nuk mund të vendoset pa u bërë një analizë e thellë.

“Ministria e Industrisë është duke përgatitur me të gjitha shkeljet që i bënë Serbia në CEFTA dhe na duhet një analizë për reciprocitet në mënyrë që kur ta zbatojmë mos të dështojë, duhet t’i përgatisim edhe zyrtarët tonë shtetërorë për zbatimin e reciprocitetit”.

Kurti ka paralajmëruar se do të bëhen përgatitje të mëdha për ta paditur Serbinë për gjenocid, dhe sipas kreut të ekzekutivit një rast i tillë nuk duhet të humbet.

 “Kemi filluar punën për ngritjen e padisë për Serbinë. Do t’iu njoftojmë për këto përgatitje. Janë përgatitje gjigante, dhe një rast i tillë nuk guxon të humbet. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe kjo e Meriton një padi. Dhe Qeveria e ka obligim ndaj historisë dhe ndaj ardhmërisë sonë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat