Detaje të reja nga plagosja në Prishtinë: Dhëndrri plagosi mikun e tij

Aktuale

Detaje të reja nga plagosja në Prishtinë: Dhëndrri plagosi mikun e tij

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:23
Ilustrim

(E plotësuar) Një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë që pati pak më parë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se rasti në fjalë ka të bëjë me një problem familjar.

Madje në bazë të hetimeve të para thuhet se dhëndri ka plagosur mikun e tij me dy plumba, përgjatë kohës sa ishin në të njëjtën veturë.

Mësohet se viktima në këtë rast, emër i njohur për redaksinë është plagosur në këmbën e majtë, por që plumbi ka depërtuar tek këmba e djathtë dhe ka mbetur aty.

I plagosuri në këtë rast është duke u trajtuar në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për plagosjen e sotme në kryeqytet është A.Shaqiri nga Komuna e Skënderajt, i cili tashmë është në kërkim të Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajte me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur nga arma e zjarrit”, u tha ndër të tjerash më parë në njoftimin e policisë.

Ky është i dyshuari për plagosjen e sotme në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Mësohet se i plagosur është F.Sh. Ai u godit në këmbë.

Për shkak të lëndimeve, policia njoftoi se ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuar për plagosjen e F.Sh, është Albion Shaqiri nga Skënderaj.

Një sinjalizues i ka thënë portalit se i plagosuri dhe i dyshuari kanë lidhje familjare mes vete.

Shaqiri dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Citroen”, ngjyrë e kuqe dhe policia është në kërkim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat