“S’mund të ketë paqe të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë pa përfshirjen e Preshevës”

Aktuale

“S’mund të ketë paqe të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë pa përfshirjen e Preshevës”

Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:23
Presheva

Kryetarja e re e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë, pa përfshirjen e Luginës së Preshevës.

Ajo ka kërkuar përfshirjen në dialogun mes Kosovës e Serbisë, kjo është përmes përfaqësuesve nga komuna e Preshevës.

“Është joproduktive që të synohet paqe e qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e Luginës së Preshevës.

Çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, edhe si temë, edhe përmes pranisë fizike së të zgjedhurve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat