Këta janë 16 ambasadorët dhe konsujt e liruar nga detyra (Emrat)

Aktuale

Këta janë 16 ambasadorët dhe konsujt e liruar nga detyra (Emrat)

Më: 19 maj 2021 Në ora: 21:05
Ilustrim

Përpos lirimit nga detyra të ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, presidentja Vjosa Osmani ka liruar gjithsej 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës nga misionet nëpër shtete të ndryshme.

Burimet kanë bërë të ditur se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka liruar nga detyra sot 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës anekënd botës.

U raportua se pas lirimit nga detyra të Ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, Osmani pritet ta emërojë Hafiz Gagicën në këtë pozitë, njeriun e afërt të saj dhe të ministres Gërvalla.

Ndërkohë, burimet thonë se ndër ambasadorët e liruar nga detyra janë: Shpend Kallaba – Ambasador në Hungari, Lirim Graiçevci – Ambasador në Holandë, Gëzim Kasapolli – Ambasador në Kroaci, Ylber Hysa – Ambasador në Mali të Zi, Avni Kastrati – Ambasador në Slloveni, Mimoza Ahmetaj – Strasburg, Gjergj Dedaj – Ambasador në Maqedoninë e Veriut, Avni Arifi – Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Amir Ahmeti – Ambasador në Katar, Hajdini Abazi – Ambasador në Australi, Arbër Vllahiu – Ambasador në Pragë, Afrim Nura – Konsull i Përgjithshëm në Mynih, Qëndrim Gashi – Ambasador në Francë, Nait Hasani – Shqipëri dhe Esat Brajshori – Konsull i Përgjithshëm në Zarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat