Rastet e shpeshta të dhunimeve, Vlora Çitaku kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve

Aktuale

Rastet e shpeshta të dhunimeve, Vlora Çitaku kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:10
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve për sulme seksuale gjatë ditëve të fundit në Kosovë.

Çitaku ka shpërndarë në Facebook dy lajme të raportuara për dhunim seksual të një të miture në Mitrovicë nga dy burra dhe një tjetër për sulm seksual të një të miture nga i dashuri i nënës së saj.

Ajo ka shkruar se duhet të publikohen emrat e dhunuesve.

“Emrat. Jo inicialet. Emrat. Emrat e dhunuesve duhet publikuar. Ska privatësi aty. Në SHBA psh, dhunuesit e kësaj natyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre. Kjo është çështje e interestit publik”, ka shkruar Çitaku.

Nndryshe, media sot ka raportuar se dy burra kanë dhunuar seksualisht një të mitur në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Rajonit të Mitrovicës, ku ka njoftuar se dy të dyshuarit për këtë rast tashmë janë arrestuar.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, derisa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

Rasti tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një 15-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga i dashuri i nënës së saj.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar se i dyshuari e kishte prekur dhe puthur në faqe afër buzëve të miturën, pa dëshirën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat