“Avokati” i Haradinajt i reagon Abazit: Mos u bëj avokat i kryeministrit

Aktuale

“Avokati” i Haradinajt i reagon Abazit: Mos u bëj avokat i kryeministrit

Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:12
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka reaguar deputetit të LVV-së, Haki Abazit.

Gjatë seancës së sotme kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e kishte pyetur kryeministrin Albin Kurti se cili shërbim sekret serb e kishte rekrutuar.

Për këtë nuk ishte përgjigjur Kurti, por që Abazi e kishte pyetur Haradinajn se kush e solli nga dhomat e burgut në Francë në kryeministri.

Besnik Tahiri ka kërkuar nga deputeti i pozitës që të mos bëhet avokat i Kurtit.

Tahiri: Mos u bë avokat, se nuk ke nevojë

“Pyetjen që ia drejtoi zotëri Haradinaj kryeministri Kurti, ai duhet të përgjigjet. Edhe ai ishte këtu në foltore nuk e dha. Mos u bo avokat, se nuk ke nevojë. Ishte këtu, mos ikni prej temës të interpelancës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat