Shqiptohen 474 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Aktuale

Shqiptohen 474 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Më: 21 maj 2021 Në ora: 10:26
Ilustrim

Me rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, uljen kanë shënuar edhe shqiptimi i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 474 gjoba për qytetarët të cilët nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona të vendosura nga institucionet shëndetësore dhe shtetërore.

Aktualisht në vend janë 3 mijë e 940 raste aktive me COVID-19.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për dy vdekje dhe 55 raste aktive me COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat