“Të gjithë qenkemi tradhëtar të kombit, pos jush që …!” - Çun Lajçi i ashpër me kundërshtarët e Albin Kurtit

Aktuale

“Të gjithë qenkemi tradhëtar të kombit, pos jush që …!” - Çun Lajçi i ashpër me kundërshtarët e Albin Kurtit

Nga: A.Morina Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:59
Aktori Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka reaguar përsëri në lidhje cilësimin e Albin Kurtit tradhëtar dhe bashkëpuntor i shërbimeve secrete serbe, shkaku bursës së tij.

Lajçi e përmendi edhe faktin se si mijëra studentë kanë marrë bursë nga Fondacioni Soros, dhe jo vetëm Kurti.

Madje, ai tregoi edhe historinë personale të tij, se si ai kishte qenë përfitues i bursës së Serbisë. Aktori u reagoi ashpër këtyre që po i përdorin bursat, me qëllim të prishjes së imazhit.

“A dini more sa profesori e akademiku e kishin bursën serbe?

Dhe çka tash?

 gjithë qenkemi tradhëtarë të kombit, pos jush që po shprushni me kamë si pula mutin!” shkroi Lajçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Krejt e shkurt- Ose pak e shumë

Po thoni se Kurti e kishte bursën nga Fondacioni Soros?

A po?

Po de e kishte, dhe çka?

A harruet more gogluça se mija e mija student i kishim burset e Sërbisë?!

Unë që po iu shkruej po se po, nji 100-tshe t’kuqe që i thojshim kali i kuq!

Dhe çka?

Sorosi qenka ma yst se Sërbia e Albini tradhëtarë pse ishte bursist!?

A dini more sa profesori e akademiku e kishin bursën serbe?

Dhe çka tash?

Të gjithë qenkemi tradhëtarë të kombit, pos jush që po shprushni me kamë si pula mutin!

Rrugëve t’shërimit, 21.05.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat