Reshitaj: Sikur të mos politizohej Eurovisioni, Gjon Muharremaj do të fitonte

Aktuale

Reshitaj: Sikur të mos politizohej Eurovisioni, Gjon Muharremaj do të fitonte

Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:24
Albena Reshitaj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka bërë thirrje që Evropa të hap dyert për të rinjtë e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Reshitaj tha se sikur mos të politizohej Eurovisioni edhe këtë vit, Gjon Muharremaj, do ta fitonte atë me vendin e parë, ashtu siç u vlerësua nga juria profesionale.

“Evropë, hap dyert për të rinjtë tanë. Janë aset i çmuar për shtëpinë tonë të përbashkët!. Kosova e shqiptarët edhe një herë i treguan Evropës që janë vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian”, tha Reshitaj.

“Sikur mos të politizohej Eurovizioni edhe këtë vit, Gjon Muharremaj nga Gjinoci i Suharekës, që mundësi të vetme për të shpreh talentin e jashtzakonëshëm e kishte përfaqësimin përmes Zvicrës vend në të cilin jeton, sot do ta fitone Eurovizionin me vendin e parë ashtu siq edhe e vlerësoi Juria profesionale e Eurovizionit.”

“Sido që ndodhi, ai Zvicrës i dha fitorën me vendin e tretë. Kosova me djemtë e vajzat e saj, të cilët kanë pas fatin të fillojnë një jetë jasht grilave të vendilindjes së tyre janë mesazhi me i qartë për ne, Evropën e miqtë tanë. Të rinjtë e shtetit tonë janë aset i çmuar për shtëpinë tonë të përbashkët Evropën”, shkroi Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat