“Ku mos m’u çart, ishe çart edhe ti!”, ish-këshilltari i Kurtit: Problem m’i majtë partitë pa ...

Aktuale

“Ku mos m’u çart, ishe çart edhe ti!”, ish-këshilltari i Kurtit: Problem m’i majtë partitë pa ...

Nga: A.Zh Më: 24 maj 2021 Në ora: 15:34
Albin Kurti dhe Driton Tali

Driton Tali, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka thënë se kryetarët e partive tjera janë “çartë”, pasi nuk po mund të zhvatin tenderë.

Ai ka thënë se ata nuk po kanë se si t’i paguajnë anëtarët e partive të tyre, shoferët dhe për ahengjet me shahirë e kallasha, përcjell Bota sot.

Sipas tij, është problem të mbahen partitë pa tenderë.

Reagimi i Talit në Facebook:

Problem m'i majtë partitë pa tenderë!

Qysh m'i pagu nënkryetarët e sekretarët e partive, plus kerret me shoferë. Për mos m'i përmend ahengjet me shahirë e kallasha?!!!

Kërkush anëtarësim nuk paguan, edhe tenderët m'u nalë mozomakeq!

Mos kofsh n'lëkurë të tyre!!!

Tanaj jo u çart x shefi e y kryetari - ku mos m'u çart?! Ishe çart edhe Ti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat