Deklarata e MPJ-së “jemi gati kundër Rusisë”, Latifit ia kujton një ngjarje interesante që ka ndodhur në Drenicë

Aktuale

Deklarata e MPJ-së “jemi gati kundër Rusisë”, Latifit ia kujton një ngjarje interesante që ka ndodhur në Drenicë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 23:15
Blerim Latifi

Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika për postimin e fundit në rrjetin social Twitter. Pasi që postimi në gjuhën angleze që është bërë nga MPJ ka qenë amatoresk dhe me gabime.

Për këtë ka reaguar edhe profesori Blerim Latifi i cili e ka lidhur rastin me një ngjarje që thuhet të ketë ndodhur në një fshat të Drenicës.

“Kjo deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës se “jemi gati kundër Rusisë”, më kujton një ngjarje që tregohet se ka ndodhur në kohën e Jugosllavisë së Titos: Kur Bashkimi Sovjetik e kishte pushtuar Çekosllovakinë në vitin 1968, në një fshat të Drenicës (emri i njohur për autorin e këtij statusi), të ndikuar nga thirrjet e pushtetit, ishin mbledhur fshatarët për të protestuar ashpër kundër agresionit sovjetik. Pasi kishin kërkuar fuqishëm që trupat sovjetike të largoheshin menjëherë nga Praga, kishin shtuar edhe një kërcënim: nëse kërkesa jonë nuk plotësohet, ne përsëri do të protestojmë këtu në qendër të fshatit!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat