Hoxhiq tregon detaje se si u kërcënua: Më tha se karriera ime do të shkatërrohej

Aktuale

Hoxhiq tregon detaje se si u kërcënua: Më tha se karriera ime do të shkatërrohej

Më: 25 maj 2021 Në ora: 01:13
Adrijana Hoxhiq

Nënkryetarja e Mitrovicës Veriore, Adrijana Hoxhiq, ka treguar më shumë detaje lidhur me kërcënimin që ka marrë nga personi që ishte paraqitur si polic duke ia kërkuar 30 mijë euro ryshfet.

“Ai insistonte se nuk do të bëhej mirë nëse unë nuk do të pranoja të bëja një marrëveshje me këtë person, ku ai thotë se shërbimi i tij do të kushtonte, por në qoftë se unë nuk bashkëpunojë ai më kërcënoi që karriera ime sidomos karriera ime do të shkatërrohej. Dhe unë politikisht do të jem e vdekur”, ka deklaruar ajo.

E dyta e Mitrovicës Veriore, shtoi se personi në fjalë i kishte thënë asaj se do t’i shkonte në zyrë me polici dhe kamera.

“Ai më ka kërcënuar se do të vinte në zyren time me polici dhe me kamera dhe se hiç nuk do të ishte e rëndësishme nëse unë jam fajtore apo jo”.

Policia e Kosovës ka arritur që të dyshuarin me incialet Xh.P, ta kapë përmes një simulimi të veprës penale ku të dyshuarit i janë dhënë 11 mijë euro, ndërsa ai ka kërkuar ta marrë shumën e mbetur të 30 mijë eurove të kërkuara gjatë dy ditëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat