Paralajmërohet një tjetër fitore bindëse për Kurtin, Shala i del në mbështetje kryeministrit

Aktuale

Paralajmërohet një tjetër fitore bindëse për Kurtin, Shala i del në mbështetje kryeministrit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:18
Albin Kurti

Lajmi se Qeveria Kurti është tërhequr nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, sikurse që kishin premtuar në fushatën zgjedhore në zgjedhjet e fundit, ka ngjallur reagime të shumta nga opozita dhe njohësit e çështjeve politike.

Mirëpo, në mbështetje të kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, ka dal analisti politik, Krenar Shala.

Shala përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sikurse Kurti të vendoste reciprocitetin e gjithë garda tjetër do të ngrihej në këmbë për ta akuzuar qeverinë për prishje me Amerikën.

Ai mendon se pikërisht kjo gardë që po e kundërshton do të jenë përgjegjës për humbjen e madhe që do të kenë në zgjedhjet e ardhshme.

Ja shkrimi i tij:

Image
Krenar Shala

Reciprociteti, reciprociteti - me pasë vendosë ishin qu kta “garda e kritikës” peshë tu thonë: “pse po na prishni me Amerikën? Pse nuk po koordinoheni me ta?”

Prandaj kjo “garda e kritikës”, sipas të gjitha gjasave, tu vazhdu me ksi lloj kritike, kanë me konë edhe niher përgjegjës që Albini me i marr prapë 50% në zgjedhjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat