Edhe Zogaj reagon ndaj Kurtit pas tërheqjes së qeverisë nga masa e Reciprocitetit

Aktuale

Edhe Zogaj reagon ndaj Kurtit pas tërheqjes së qeverisë nga masa e Reciprocitetit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:14
Petrit Zogaj

Pas tërheqjes së Qeverisë Kurti nga masa e Reciprocitetit, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj.

Zogaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se më shumë i vjen keq prej atyre që janë mashtru prej Albinit sesa për mashtrimin si të tillë.

“Me keq po me vjen prej atyre qe jane mashtru prej Albinit ne lidhje me reciprocitetin sesa per mashtrimin si te tille. E kane shume problem te mashtruarit ta arsyetojne tash terheqjrn e Albinit. Jane te trulluar. S’e kane te qarte cka ndodhi” shkruan Zogaj në Facebook.

Reagimi i plotë:

Më keq po më vjen prej atyre që janë mashtru prej Albinit në lidhje me reciprocitetin sesa për mashtrimin si të tillë. E kanë shumë problem të mashtruarit ta arsyetojnë tash tërheqjen e Albinit.

Janë të trulluar. S’e kanë të qartë çka ndodhi.

Mundohen me e lidhë Albinin e sotëm me atë të fushatës, e s’ju del kërkah.

Nuk munden me besu që “Ndryshimi i madh” përfundoi në “Mashtrim të madh.” Keqardhje për besë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat