“Hipokrizi, tregoni dikush kryeministrit që...”, Imeraj i reagon Kurtit për letrën drejtuar Janjiçit

Aktuale

“Hipokrizi, tregoni dikush kryeministrit që...”, Imeraj i reagon Kurtit për letrën drejtuar Janjiçit

Nga: A.Zh Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:59
Albin Kurti

Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” - dega në Deçan, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, për letrën që ky i fundit ia ka dërguar kryemurgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç. Kurti në letrën e tij, ka shprehur dëshirën për ta vizituar Manastirin e Deçanit ditëve në vijim.

E sipas Imerajt, Kurti nuk ka nevojë për leje që ta vizitojë Manastirin, pasi ai gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai e ka quajtur “hipokrizi” këtë letër të Kurtit drejtuar manastirit.

Reagimi i plotë i Imerajt:

Kryeministri Kurti para se të vizitojë Manastirin e Deçanit, të ndalet në Beleg.

Tregoni dikush kryeministrit Kurti që Manastiri i Deçanit është brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Letra e Albin Kurtit dërguar Sava Janjiçit më 20 maj 2021, është sikurse t’i ishte drejtuar një shteti tjetër apo një monumenti në ndonjë shtet tjetër. Pra, nuk ka nevojë për leje që të vizitohet monumenti mesjetar i manastirit.

Kryeministër, hipokrizi është letra e juaj drejtuar manastirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat