Qarri: Ky politikan deklaronte rrejshëm për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Aktuale

Qarri: Ky politikan deklaronte rrejshëm për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Nga: A.M. Më: 26 maj 2021 Në ora: 22:29
Demarkacioni

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi u ri-aktualizua ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo për këtë çështje ka folur në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

“Ekziston mirëkuptimi me Malin e Zi dhe është vetëm çështje formale pjesa e ratifikimit nga ana jonë. E kemi në rishikim që të shohim të gjitha rrethanat dhe jo vetëm përmbajtjen por të gjitha rrethanat anësore”, ka deklaruar Gërvalla gjatë raportimit para deputetëve.

Për çështjen e rishikimit të demarkacionit me Malin e Zi, ka folur për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri.

Ai ka shprehur se kjo çështje nuk u rishikua asnjëherë, por vetëm u përdorë në kohë fushatash për të bërë propagandë partiake.

Specifikisht, ai ka deklaruar se një gjë të tillë e ka bërë ish kryeministri i Kosovës, dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Por ajo që me këtë rast, befason më së shumti qytetarët e gjithë Kosovës, është fakti se qeveritë e kaluara me në krye udhëheqësit e partive të inkriminuara, tashmë në opozitë, sidomos Ramush Haradinaj, dhjetëra herë deklaronte rrejshëm se kinse do ta rishikojnë këtë çështje, ndërsa në fakt demarkacioni përdorej vetëm në kohë fushatash për të bërë propagandë partiake dhe kurrë nuk u iniciua çështja e rishikimit të 8300 hektarëve tokë të Kosovës, që me votat e deputetëve gjysmanalfabet, të cilët po dëshmojnë se nuk dinë ta shkruajnë as emrin e vet si duhet, brenda pak minutash, me vullnetin e vet ia falën Malit të Zi”, ka potencuar Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat