100 mijë vaksinat që Vitia premtoi se do të vijnë gjatë kësaj jave, ende nuk janë nisur për në Kosovë

Aktuale

100 mijë vaksinat që Vitia premtoi se do të vijnë gjatë kësaj jave, ende nuk janë nisur për në Kosovë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:55
Ilustrim

100 mijë e 620 doza të vaksinave nga COVAX janë premtuar të vijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se këto doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë këtë javë, megjithatë ato ende nuk janë bërë gati për nisje.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur dje se gjatë kësaj jave Kosova do të furnizohet me rreth 100 mijë vaksina.

Nga UNICEF bëhet e ditur se këto vaksina ende nuk janë bërë gati për transportim në Kosovë.

Në faqen e UNICEF-it ku paraqiten të dhënat për furnizim me vaksinat e COVAX, e nisja e këtyre dozave për në shtetet pjesëmarrëse, shihet se ato ende nuk janë bërë gati për t’u nisur për në Kosovë.

Ndërsa, nga aleanca e vaksinave Gavi nuk kanë dhënë informacione se kur do të vijnë këto vaksina në Kosovë, ndonëse janë shprehur që informatat për furnizim mund t’i marrim në faqen e UNICEF-it.

Megjithëse kanë mbetur edhe 4 ditë pas ditës së sotme, ministri Vitia ka deklaruar dje se gjatë kësaj jave presin një kontingjent prej rreth 100 mijë dozave përmes Aleancës COVAX, kështu që sipas tij, gjatë muajve të ardhshëm do të arrijnë të vaksinojnë popullatën më në rrezik.

Ndërsa, me furnizimin me këto vaksina, po parashihet të fillohet me dhënien e dozës së dytë të vaksinës.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se dhënia e dozës së dytë të vaksinës do të fillojë nga data 8 qershor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat