Anton Quni për Ushtrinë e Kosovës: Krenaria jonë tregoi aftësitë e saj operacionale si dhe gatishmërinë për ndërveprim

Aktuale

Anton Quni për Ushtrinë e Kosovës: Krenaria jonë tregoi aftësitë e saj operacionale si dhe gatishmërinë për ndërveprim

Nga: N. H Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:43
Anton Quni

Ish-ministri, Anton Quni, ka shkruar sot për Forcën e Sigurisë së Kosovës si nikoqire e stërvitjes “Defender Europe 21”, të udhëhequra nga ushtria amerikane.

Ai ka thënë se FSK-ja sot tregoi aftësitë e veta operacionale si dhe gatishmërinë për ndërveprim me aleatin tonë, Ushtrinë Amerikane, ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve tjerë.

Ja shkrimi i tij:

Krenaria jonë, #FSK, radhiti Kosovën përkrah 16 vendeve pritëse të ushtrimit “DEFENDER-Europe 21”.

Kjo është stërvitje vjetore e përmasave më të mëdha ushtarake në Evropë dhe Afrikë, nën udhëheqjen e partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, FSK tregoi aftësitë e veta operacionale si dhe gatishmërinë për ndërveprim me aleatin tonë, Ushtrinë Amerikane, ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve tjerë.

#StrongerTogether

#DefenderEurope21

#KosovoSecurityForces

#KosovoUSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat