Faton Klinaku i OVL-UÇK-së i “frikësuar” nga bashkëpunimi i Albni Kurtit me Gjykatën Speciale – kjo është kërkesa e tij

Aktuale

Faton Klinaku i OVL-UÇK-së i “frikësuar” nga bashkëpunimi i Albni Kurtit me Gjykatën Speciale – kjo është kërkesa e tij

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:32
Faton Klinaku

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka marr lëvdata nga Bashkimi Evropian për bashkëpunim me Gjykatën Speciale.

Në një raport të Këshillit të Bashkimit Evropian, Kurti mori lëvdata për këtë bashkëpunim, e kjo ka bërë që Klinaku të kërkojnë transparencë nga Kurti,

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim.

Postimi i plotë:

Në bazë të një raporti të BE-së, i cili po publikohet nëpër media, theksohet se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara.

Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Si OVL UÇK kërkojmë që kryeministri Albin Kurti të jetë transparent me publikun dhe të tregojë se a është takuar në Bruksel me Dhomat e Specializuara për t’iu ofruar bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat