Familja e dëshmorit i jep “goditjen” e fundit Ramush Haradinajt, ja çfarë bëri që 22 vite

Aktuale

Familja e dëshmorit i jep “goditjen” e fundit Ramush Haradinajt, ja çfarë bëri që 22 vite

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:02
Ramush Haradinaj

Me medaljen “Me BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar familjarët e të rënëve për liri.

Përveç vizitave të shumta në familjet e të rënëve për liri, së fundmi ai ka ndarë edhe medalje për ta.

Megjithatë, për vizitë Haradinaj nuk i ka shkuar familjes së gjeneralit Shaban Shala, ndonëse familajrë të tij thonë se kanë një lidhje shumë të afërt me familjen Haradinaj.

Image
Shaban Shala dhe Ramush Haradinaj

Djali i gjeneralit Shala, Xheladin Shala, ka thënë se Haradinaj po e neglizhon familjen e tij dhe se tashmë që 22 vite nuk e ka vizituar asnjëherë.

Ai ka thënë se familja e tij nuk e ka merituar një sjellje të tillë nga Ramush Haradinaj.

“Familja jonë nuk e ka merituar një gjë të tillë nga Ramushi. Ne njihemi me Ramushin shumë më herët, por tash e 22 vite Ramushi e neglizhon familjen tonë dhe nuk e ka vizituar. Duke parë vizitat e tij kohën e fundit, më ka shtyrë të reagojë. Sjelljet e Ramushit nuk kam mundur t’i arsyetoj. Ramushi duke na njohur dhe duke e ditë rëndësinë e familjes tonë ose në shoqëri ose afërsinë që e kemi pasur, nuk është dashur ta anashkaloj”, ka thënë ai.

Shala është shprehur se baba i tij, asnjëherë nuk i ka ndalur vizitat te familja Haradinaj dhe se ai gjithmonë do të ketë respekt për ta.

Ndërsa, ai ka thënë se ka marrë mbështetje edhe nga anëtarët e AAK’së për reagimin e tij ndaj Ramush Haradinaj.

“Ne kemi një lidhje shumë të afërt me familjen Haradinaj, nuk e zbeh sjellja e Ramushit respektin ndaj familjes së tij, unë prap kam respektin e njëjtë. Unë kam marrë mbështetje nga anëtarët e AAK’së dhe nga miqtë e mi. Më përgjithësi më kanë thënë që kam bërë mirë që ja kam shpreh, sepse vetëm duke rikujtuar në këtë mirë do të përmirësohen”, ka shatuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat