Shkarkohet kryeshefi i Postës së Kosovës

Aktuale

Shkarkohet kryeshefi i Postës së Kosovës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:17
Ilustrim

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga kjo pozitë.

Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës në mars të këtij viti.

Përmes një komunikate të lëshuar nga bordi i Postës, thuhej se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.

Ndryshe, Xhevdet Smakiqi mori besimin e një bordi i cili u emërua nga Qeveria Hoti, por në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike Smakiqi u vë në këtë pozitë pasi i njëjti ishte kandidat për deputet për Nismën Socialdemokrate.

Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike thuhet se të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.

Xhevdet Smakiqi është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës, më 5 mars nga Bordi i Përkohshëm i kësaj kompanie.

Image
Xhevdet Smakiqi në shoqërinë e Fatmir Limajt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat