Eliza Hoxha: Besnik Bislimi ka votuar në qeveri për emërimin e nipit të tij në KShC

Aktuale

Eliza Hoxha: Besnik Bislimi ka votuar në qeveri për emërimin e nipit të tij në KShC

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:50
Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për punësime partiake.

Ajo ka thënë se PDK-ja është duke shpalosur vetëm faktet që i kanë gjetur gjatë procesit.

“Unë s’do ta quaja akuzë, por janë shpalosje e fakteve që i kemi gjetur në proces. Këto nuk janë punësime por emërime politike, siç edhe po i quajnë këta. Gjuha e tyre sa ishin në opozitë ka qenë që çdo person që është emëruar dhe që ka pasur bagazh profesional, është diskredituar nga ta”, ka thënë Hoxha.

Sipas saj, VV-ja vazhdimisht sa ishte në opozitë e ka akuzuar pushtetin për emërime politike. E këtë rrugë të tyre, Hoxha tha se tani po e vazhdon edhe opozita e tanishme.

“Edhe ne do t’i shikojmë këto siç i kanë shikuar dhe ne po e bëjmë vetëm opozitën. Me udhëzimin administrativ që përcakton se si përzgjidhen anëtarët e KShC-së, e ku kriteret janë shumë të qarta, e pastaj edhe Komisioni që e ka përcaktuar ministrja Nagavci, pjesë e së cilës është edhe Rron Gjinovci e kanë pasur për detyrë që të shqyrtojnë aplikacionet dhe të rekomandojnë se cilët janë të nominuarit e duhur”, ka thënë Hoxha.

Më tutje, deputetja e PDK-së ka folur edhe për kushtet e emërimit të anëtarëve të KLëshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Kushti i dytë ka qenë që të ketë gradën e doktorit, të ketë njohjen e diplomës nga MASh-i, të jetë shtetas i Kosovës, të ketë përvojë të paktën 10 vjet e të tjera. Janë kushtet të cilat janë vendosur për ata që nuk mund të zgjidhen anëtarë, e ku theksohet edhe konflikti i interesit. E kemi parë që është djali i zëvendëskryeministrit”, ka thënë ajo.

E për emërimin e nipit të tij Gëzim Tosuni, në Bordin e KShC-së, Hoxha tha se ka votuar edhe vet zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

“Kjo listë e rekomandimeve që ka ardhur nga ministrja ka ardhur në qeveri dhe është votuar edhe nga vet zëvendëskryeministri. Edhe ai e ka ngrit dorën me votu. S’ka lidhje nëse e ka parë apo jo, sepse edhe mua mund të më dalin 50 kushërinj që ndoshta as si kam parë”, deklaroi deputetja e PDK-së.

Më tutje ajo foli edhe për emërimin e Seb Bytyqit, që sipas saj nuk kishte marrë rekomandim nga Komisioni.

“Nëse flasim për profesorin Seb Bytyqi, në listën e rekomandimeve që i Komisioni i ka shqyrtuar aplikacionet, nëntë prej tyre kanë qenë të nënvizuar. Ministrja më pas ka pasur që të zgjedh katër prej tyre. Sef Bytyqi nuk është në listën e rekomandimeve parësore. Nëse ka një shpjegim nga zonja Nagavci se pse i ka zgjedhur tre të rekomanduar nga Komisioni dhe një që nuk është rekomanduar, atëherë të jap përgjigje. Profesori Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende të punës full time, ai punon me 40 orë në Riinvest dhe në të njejtën kohë në një universitet në Angli ”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat