Mësohet emri i personit që vdiq pas vetaksidentit në rrugën Pejë – Prishtinë

Aktuale

Mësohet emri i personit që vdiq pas vetaksidentit në rrugën Pejë – Prishtinë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 21:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka humbur jetën një person pas një vetaksidenti në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroni i Mbretit.

Media përmes burimeve mëson se viktima është Florent Gjergji.

Po ashtu, të njëjtat burime tregojnë që viktima në kohën e aksidentit kishte qenë në veturë së bashku me babain dhe vëllain.

Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes dhe respektim të rregullave në rrugë, në veqanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësuse për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat