Dënimi i Mladiq-it/  Avdyli: Drejtësia për viktimat e pafajshme sot fitoi

Aktuale

Dënimi i Mladiq-it/  Avdyli: Drejtësia për viktimat e pafajshme sot fitoi

Nga: A.M. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:05
Haxhi Avdyli

Krimineli Ratko Mladiq është dënuar më burgim të përjetshëm për krimet që i ka bërë në Bosnje nga Tribunali i Hagës.

Ky vendim është mirëpritur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se  drejtësia për viktimat e pafajshme sot fitoi.

Gjithashtu, Avdyli ka shkruar se kërkimfalja është domosdoshme nga Beogradi.

Postimi i plotë:

Drejtësia për viktimat e pafajshme sot fitoi. Ratko Mladiq dënohet me burgim të përjetshëm . Fajtorët e gjakderdhjes në Ballkan, po marrin  dënimin e merituar. Tani kërkimfalja është domosdoshme nga Beogradi që paqja të fitoi në gadishullin Ballkanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat