Duda Balje komenton dënimin e Ratko Mlladiq: Drejtësi e vonuar

Aktuale

Duda Balje komenton dënimin e Ratko Mlladiq: Drejtësi e vonuar

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:31
Duda Balje

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka komentuar dënimin e Ratko Mlladiq. Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.

“Për neve ka qenë një lajm shumë-shumë i mirë. Është një drejtësi e vonuar por është mirë që Tribunali po punon edhe pas 27 vjetëve”, tha Balje.

“Ngritja e Mlladiq nga një ushtarak karriere deri në gjeneral është mesazhi më i keq i nacionalizmit serb. Ai është bërë gjeneral pas krimeve”, shtoi ajo.

Balje ka kritikuar shtetin serb që e trajton si hero Mlladiqin.

“Momenti më i keq është sepse për Serbinë Ratko Mlladiq është një prej heronjve kombëtar dhe sa herë kemi thënë se ka gjenocid në Sebrenicë ata e kanë refuzuar një gjë të tillë”, tha Balje.

Balje ka tërhequr vërejtjen për kujdes nga ana e institucioneve të Kosovës lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Thotë se padia duhet të përgatitet mirë në mënyrë që të dalim fitimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat