A u tërhoq VV nga Nisma për ndryshim të Ligjit për Zgjedhje? Flet deputeti i kësaj partie

Aktuale

A u tërhoq VV nga Nisma për ndryshim të Ligjit për Zgjedhje? Flet deputeti i kësaj partie

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 23:54
Deputeti i VV’së Adnan Rrustemi

Deputeti i VV’së Adnan Rrustemi thotë se kjo parti nuk është tërhequr nga nisma për ndryshim të Ligjit për Zgjedhje. Ai është shprehur i bindur se brenda kësaj legjislature “mërgatës do t’i mundësohet votimi nëpër konsullata dhe ambasada”.

Ish-anëtari i VV’së në KQZ ka arsyetuar këtë nismë që u mor nga ana e partisë së tij para zgjedhjet se presidentes së vendit.

Mohon se gjithçka u bë për të dërguar vendin në zgjedhje të reja.

“Jo, përkundrazi. Unë mendoj që ajo nismë ligjore e ka pasur mesazhin dhe efektin mos me çuar vendin në zgjedhje”, tha Rrustemi.

“Ne nuk ishim të interesuar për zgjedhje, ishim të interesuar për të zgjedhur presidenten konform rezultatit të zgjedhjeve”, shpjegoi ai.

Por a kanë heq dorë nga kjo nismë?

“Nga kauza, nuk jemi tërheq dhe s’do të tërhiqemi asnjëherë”, thotë Rrustemi.

“Do ta bëjmë në kuadër të kësaj legjislature, për sa i përket votimit të diasporës në ambasada dhe konsullata”, shtoi ai.

Ndërkohë Rrustemi nuk e ka mohuar mundësinë e kandidimit për kryetar të komunës së Lipjanit.

Thotë se një gjë të tillë e vendos partia, dhe nëse atij i besohet kjo kandidaturë, ai është i gatshëm ta pranojë.

“Nëse VV e vlerëson se unë duhet të jem kandidat natyrisht se do të pranojë dhe do të angazhohem”, tha Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat