Komunat pro mësimit të rregullt

Aktuale

Komunat pro mësimit të rregullt

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 20:38
Ilustrim

Shkollat e kryeqytetit po kërkojnë t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.

Në fakt, secili institucion arsimor në vend ka pasur obligim të deklarohet për këtë çështje në drejtorinë komunale përkatëse.

Kërkesa e ministrisë për deklarimet nga komunat erdhi pas  seancës së Kuvendit javën e kaluar  ku u debatua për arsimin e ku u kërkua që këtë muaj sa ka mbetur mësim të punohet me orar të rregullt.

Edhe mësimdhënësit e prindërit  duan që t’i japin fund formës pandemike të mësimit. Bile ata kaherët e kanë këtë kërkesë.

E të premten MASHT do të takojë DKA-të, taskoforcat dhe  të gjithë akterët e përshirë në këtë proces, për të vendosur nëse mësimi do të vazhdojë  sikurse tani apo do të kthehet i rregullt.

Ndërkaq sipas ndryshimeve në kalendarin shkollor pushimi veror për nxënësit maturantë ka filluar me 03 qershor, për klasat 9,10,11 fillon me 25 të këtij muaji  ndërsa për klasat parafillore dhe ato nga  1 deri në 8 pushimi fillon më 08 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat