Del negative në testin për COVID 19 pacientja që u infektua me variantin afrikan

Aktuale

Del negative në testin për COVID 19 pacientja që u infektua me variantin afrikan

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Para disa ditëve në vendin tonë është regjistruar mbërritur rasti i parë i personit të infektuar me variantin afrikan të koronavirusit.

Sot, infektologu Izet Sadiku ka treguar për gjendjen e pacientes e cila është duke u trajtuar ne klinikën infektive.

Sadiku tha se gjendja e saj është stabile dhe se ditën djeshme pasi ajo i është nënshtruar testit PCR ka rezultuar negative.

“Ka përmirësime dhe gjendja e saj është stabile, në ditën e djeshme pacientja në testin PCR ka rezultuar negative”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat