Bulliqi e komenton mbajtjen e liturgjisë e Kishës Ortodokse Serbe

Aktuale

Bulliqi e komenton mbajtjen e liturgjisë e Kishës Ortodokse Serbe

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:12
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për liturgjinë që e mbajti sot Kisha Ortodokse Serbe në kishën që gjendet afër Kampusit Universitar të Prishtinës.

Bulliqi tha se në situata të tilla nuk ka nevojë që të provokohet ndonjë incident i mundshëm.

“Të bëhet diçka e tillë në një kishë e cila nuk i plotëson kushtet për t’i kryer këto liturgji, kjo vetvetiu mund të tregojë se cila është qëllimi e krejt kësaj që ka ndodh. Kjo çështje mund të ngritë debate të ndryshme.

Dihet qëndrimi i VV-së për këtë çështje. Në situate të tilla nuk ka nevojë të provokohet ndonjë incident i mundshëm. Në fund të fundit vet mënyra se si o duket që po e shoh se çka ka ndodh, e ka atë qëllim të provokimit të situatës”, tha Bulliqi.

“Kjo gjakftohtësi dhe kjo sjellje e institucioneve tona mendoj që meriton të ketë një respekt, sepse nuk ka nevojë që në situata të tilla të provokohen”, tha ai.

Kisha Ortodokse Serbe sot mbajti liturgji fetare në kishën që gjendet Kampusit Universitar të Prishtinës. Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së kësaj ceremonie fetare që nga paslufta, për çka pati reagime të shumta, përpos nga institucionet vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat