Eurodeputetja gjermane e tregon vendin: Dokumentet ‘non-papers’ janë hartuar në ...

Aktuale

Eurodeputetja gjermane e tregon vendin: Dokumentet ‘non-papers’ janë hartuar në ...

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:19
Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, shprehet se dokumentet “non papers” që flasin për ndryshim kufijsh në Ballkan janë hartuar në Moskë dhe Beograd dhe kanë për qëllim të trazojnë Ballkanin.

“Unë thjesht do ta injoroj këtë, sepse shumica e ‘non-papers’ të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest, krijojnë shumë frikë, panik, trauma.

Ato më shumë kanë për qëllim të trazojnë rajonin, se të sjellin një proces pajtueshmërie dhe kjo është shumë e trishtë, shumë fatkeqe, dhe ne duhet të flasim për pasojat që do kenë tek njerëzit në rajon, andaj nuk duhet t’i marrim ato në konsideratë. Do të doja t’i injoroja.

Është temë shumë toksike dhe sigurisht që nuk është draftuar në Bruksel”, tha Von Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat