​Bilcik kritikon Serbinë për pjesëmarrje në stërvitjet me Rusinë

Aktuale

​Bilcik kritikon Serbinë për pjesëmarrje në stërvitjet me Rusinë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 20:01
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilcik

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilcik, ka kritikuar Beogradin zyrtar mbi stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ai ka thënë se ato nuk ndihmojnë përparimin e këtij vendi në rrugën evropiane.

"Perspektiva evropiane pasqyrohet gjithashtu në zgjedhje të qarta brenda politikës së jashtme, veçanërisht në kushtet e sotme gjeopolitike," shkruan Bilcik në Twitter.

Bilcik tha se pjesëmarrja e Serbisë në këto stërvitje nuk janë të dobishme, në një kohë kur diplomacia serbe po kërkon mbështetjen e BE-së para konferencës ndërqeveritare politike Serbi-BE, më 22 qershor në Luksemburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat