Kollçaku ka disa fjalë për Armend Zemajn

Aktuale

Kollçaku ka disa fjalë për Armend Zemajn

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:03
Fatmire Mulhaxha – Kollçaku

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj tashmë deputetit të LDK-së, në lidhje me vendmimin për mos testim dhe lëshim të rezultateve rezultateve për testim të të gjithë atyre që udhëtojnë jashtë vendit.

Mulhaxha-Kollçaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tendenca e e përsëritur e deputetit Zemaj për të dezinformuar opinioni publik përmes deklarimeve publike për të njëjtën temë, është për keqardhje.

Sipas saj i njëjti vendim është marrë në mandatin e tij dhe vetëm disa ditë para ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti.

Postimi:

Tendenca e përsëritur e deputetit Zemaj për të dezinformuar opinioni publik përmes deklarimeve publike për të njëjtën temë, është për keqardhje. Kjo ndodhi edhe në seancën e sotme plenare.

Vendimi për mos testim dhe lëshim të rezultateve për testim të të gjithë atyre që udhëtojnë jashtë vendit, përveç për arsye shëndetësore, është marrë në mandatin e tij dhe vetëm disa ditë para ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti.

Tani po rezulton se, koha e zgjedhur për të bërë një gjë të tillë, ishte e qëllimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat