​Konjufca: Qeveria s’bënë kompromise me Serbinë duke i hapur temat e brendshme

Aktuale

​Konjufca: Qeveria s’bënë kompromise me Serbinë duke i hapur temat e brendshme

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:43
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pret që nesër kryeministri Albin Kurti në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel ta përfaqësojë dinjitetshëm Kosovën.

Kryeparlamentari Konjufca tha se është fort optimist që kryeministri Kurti do ta prezantojë opsionin e një dialogu në të cilin Kosova e kërkon atë që është substanciale në raport me Serbinë, shtet i njohur dhe i pranuar nga Serbia.

Konjufca: Kurti do të përfaqësoj dinjitetshëm Kosovën në Bruksel

“Jam fort i bindur që kryeministri Kurti në ditën e nesërme në takimet që i ka atje, do ta përfaqësoj dinjitetshëm pikërisht atë që ka ndodhur më 14 shkurt, e me këtë datë qytetarët i kanë thënë stop shumë gjërave, njëra prej tyre më e rëndësishme ndaj të cilave ata janë pozicionuar është edhe dialogu me Serbinë, e në dialog me Serbinë unë jam fort optimist që kryeministri Kurti do ta prezantoi opsionin e një dialogu në të cilin Kosova e kërkon atë që është substanciale në raport me Serbinë. E substanciale është që Republika e Kosovës të jetë shtet i njohur dhe i pranuar nga Serbia, që Aleksandër Vuçiqi ta pranoj realitetin e ri në Kosovë. E një realitet është prej vitit 1999, e tjetri realitet është prej 14 shkurtit. Pra, prej vitit 1999 është realiteti që Kosova është e lirë, prej 2008 është realiteti që Kosova është shtet i pavarur, kurse prej 14 shkurtit është një realitet tjetër që thotë se Kosova qeveriset prej një force politike, e cila nuk bënë kompromise duke i hapur temat e brendshme të Republikës së Kosovës. Kjo ma merr mendja do të jetë korniza që do ët zhvillohet takimi i nesërm, por edhe procesi i dialogut në përgjithësi”, theksoi Konjufca.

Kryetari Konjufca ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, i cili thekson se ideja e “Zajednicës” ka rënë nga Gjykata Kushtetuese.

Konjufca: Asociacionin e ka hedhur poshtë gjykata jonë kushtetuese

“Sa i përket asociacionit të komunave të Kosovës qëndrimet institucioneve tona mendoj se duhet të jenë të qarta, e pozicionimi duhet të jetë ky, asociacionin e ka hedhur poshtë gjykata jonë kushtetuese. Pas atij vendimi përpjekje për ridefinimin e një asociacioni të ri është shumë e vështirë dhe unë mendoj që institucionet e Kosovës nuk duhet ta pranojnë një qasje të tillë”, tha ai.

Ai fillimisht pas mbledhjes së kryesisë, tha duke ironizuar se ka dëgjuar që nuk i ka raportet e mira me gazetarë, pasi nuk ka dalë para mediave asnjë pas mbledhjes së kryesisë.

Konjufca: Thashethemet janë që po doni me u hidhëruar me mua

“Të nderuar gazetarë kohëve të fundit kam dëgjuar disa thashetheme. Thashethemet janë që po doni me u idhnua me mua. Kështu që unë dola me i përmirësua relacionet me juve. Këtu me keni urdhëroni”, theksoi Konjufca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat