Takimi Kurti-Vuçiq, Bytyçi ‘zbulon’ prapaskenat: Kreu i Serbisë në vështirësi, ‘kurrë’ është përgjigje edhe për Biden – ja pse e përmend Baton Haxhiun

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiq, Bytyçi ‘zbulon’ prapaskenat: Kreu i Serbisë në vështirësi, ‘kurrë’ është përgjigje edhe për Biden – ja pse e përmend Baton Haxhiun

Nga: N. H Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:15
Pamje nga takimi në Bruksel, Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.

Për këtë ka reaguar, profesori Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook.

Bytyçi lidhur me pyetjen që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shtruar presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mendon se ka vënë në vështirësi këtë të fundit.

Profesori i njohur shpjegon se kërkesën për njohje atij ia ka bërë vetë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, dhe se përgjigja e tij “kurrë” është përgjigje edhe për presidentin amerikan.

Madje, ai në këtë postim përmend edhe gazetarin Baton Haxhiun, kur profesori mendon se po të pyetje ish-këshilltari i Ramës do të thoshte se “këto janë përralla, dhe se nuk mundet që Kosova të sillet kësisoj me Serbinë”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Prof.dr. Enver Bytyçi

Kur do ta njihni Kosovën?

Kjo është pyetja që ka shtruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në prani të Borrell dhe Lajçak! Ky i fundit ka thënë "kurrë", ndërkohë që ka bërë përgjegjës zotin Kurti për mosgatishmëri për zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve.

Por është krejt e qartë se pyetja e Albin Kurtit e ka vënë në vështirësi presidentin e Serbisë. Kërkesën për njohje atij ia ka bërë vetë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Dhe përgjigja e tij "kurrë" është përgjigje edhe për presidentin amerikan! Kjo do të thotë se përgjegjës për gjithçka nuk është Kosova, por Serbia dhe liderët e saj.

Mjafton ky rezultat nga kërkesa në formë pyetje e kryeministrit të Kosovës, që ai të marrë mbështetje nga të gjitha forcat politike, edhe të opozitës, për pozicionin që mban ndaj dialogut dhe një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë. Po ta pyesësh Baton Haxhiun për këtë qëndrim, do të thotë se "këto janë përralla, nuk mundet që Kosova të sillet kësisoj me Serbinë", aq më tepër në prani të përfaqësuesve të BE-së! Kjo është edhe mendësia dhe kërkesa e Beogradit për nënshtrimin e delegacionit të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat