Ambasadori Abbott vizitoi ATK-në

Aktuale

Ambasadori Abbott vizitoi ATK-në

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot ambasadori i  Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z.Nicholas Abbott ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç ‘rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i kësaj vizite ishte ritheksimi i mbështetjes nga ana e shtetit Britanik, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejshëm më fokus në zhvillimin profesional të hetimeve tatimore, në të cilën pjesë në vazhdimësi ATK ka pasur përkrahje, si në avancimin e ekspertizave po ashtu edhe me ofrimin e pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre. 

Ndër të tjera, ambasadori Abbott uroi edhe njëherë drejtorin Murtezaj për rikthimin e tij në ATK, si dhe shprehi gatishmërinë për vazhdim të mbështetjes aty ku kanë mbetur, në zhvillimin e projekteve për institucionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat